Ekipi olimpik i Kosovës është gati për ceremoninë hapëse të Olimpiadës Paris2024.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se ekipi i Kosovës është i përbërë nga 11 anëtarë për ceremoninë hapëse, “aq sa ishte numri i lejuar për ne”, raporton Klankosova.tv.
“Për shkak të garave dhe për të qenë më të pushueshme, në ceremoninë hapëse do të mungojnë kampionia olimpike, Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku”.
“Ekipit në ceremoni i prijnë flamurmbajësit: Xhudistët Nora e Akil Gjakova, ndërsa anëtarë tjerë janë edhe sportistët, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, trajnerët Astriti Haliti e Adnan Demaliaj, shefi I misionit, Jetoni Rudari dhe press attache, Kushtrim Krasniqi”, ka njoftuar KOK-u. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.