Atletët refugjatë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios kanë filluar stërvitjen e tyre në Katar, përpara se të drejtohen në Japoni.
Ekipi i refugjatëve për Lojërat Olimpike të Tokios ka 29 atletë që garojnë në 12 sporte, duke përfshirë një medalist në Lojërat e Rio de Janeiro 2016 që u largua nga Irani duke cituar seksizmin institucional, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
29 atletët - një rritje prej 10 pjesëmarrësve në ekipin inaugurues të refugjatëve janë me origjinë nga Afganistani, Kameruni, Kongo, Republika e Kongos, Eritrea, Iraku, Sudani i Jugut, Sudani, Siria, Venezuela.
Ata do të garojnë në not, atletikë, badminton, boks, kanoe, çiklizëm, xhudo, karate, qitje, taekwondo, peshëngritje dhe mundje.
Ekipi do të menaxhohet në Tokio nga zyrtarë të IOC dhe agjencisë së refugjatëve me bazë në Gjenevë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR.
Sportistët e refugjatëve do të garojnë kundër 206 ekipeve kombëtare me identifikuesin EOR, për shkurtesën franceze të emrit të skuadrës.
Lojërat Olimpike të Tokios do të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.