Lajmet e fundit

Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka postuar një video në rrjetin social Facebook ku shihet ekipi i filmit "Shok" duke u bërë gati për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Dy protagonistët e filmit, Andi Bajgora dhe Lum Veseli, shihen duke rregulluar flokët, njofton Klan Kosova.
Aktori dhe njëri nga producentët e filmit, Eshref Durmishi, është veshur me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.