Kampionati italian Serie A mund të mos jetë ndër ligat më të forta në Evropë megjithatë ekipet nga aty po arrijnë sukses sivjet.
Tashmë tri skuadra janë në finale Inter në Ligën e Kampionëve, Roma në Ligë e Evropës dhe Fiorentina në Ligën e Konferencës përcjell klankosova.tv.
Kjo ndodh për herë të pas plotë 25 vjetësh.
Herën e fundit në sezonin 1997/1998 Inter e Lazio ishin në finale të kupës së UEFA-së kurse Juventus në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid-it.
Ndrysh sivjet në finalen e Ligës së Kampionëve Inter ndeshet me Manchester City, Roma në Ligën e Evropës ballafaqohet me Sevillën kurse Fiorentina duelon me West Ham-in.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.