Lajmet e fundit

Egnatia ka hyrë në histori të futbollit shqiptar.
Ajo sonte u shpall kampione e Shqipërisë, për herën e parë.
Ekipi nga Rrogozhina, e mposhti Partizanin me rezultat 0:1, në "Final Four" të Superligës.
Golin e vetëm në "Air Albania" e shënoi Melih Ibrahimoglu, në minutin e 35-të.
Ky është titulli i dytë për Egnatian, pasi që brenda pak javësh, pas Kupës së Shqipërisë shpallet edhe kampion.
Ndërkohë që Partizani, nuk arriti që ta mbronte titullin dhe të barazohej me nga 18 sosh me Dinamon.