Egnatia e ka mbrojtur titullin e kampionit në elitën e futbollit shqiptar.
Këtë sukses Rrogozhinasit, e arritën pasi mposhtën me rezultat 4:0 Vllazninë nga Shkodra, në finalen e playoff-it.
Golat në takim i realizuan Regi Lushkja, dy herë, Leo Melo dhe Serxho Ujka, njofton Klankosova.tv.
Kështu Egnatia, shpallet kampione e Shqipërisë për herë të dytë, pas një sezoni fantastik, ku pasi ruajti vendin e parë në renditjen e përgjithshme, nuk gaboi as në “Final 4”.
Nga ana tjetër, shuhet ëndrra 24-vjeçare e Vllaznisë për të rikthyer titullin kampion në Shkodër.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.