Ish-lojtari i Ballkanit, Edvin Kuç, ia ka dhënë fitoren vendit të tij, Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe.
Goli i Kuç erdhi në minutën e fundit të ndeshjes, që u luajt në Nikshiq të Malit të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për Botërorin 2026.
Ndonëse Ishujt Faroe u konsideruan si “arrë e lehtë” për vendësit, iu dolën “dardhë me bisht” pasi arritën të mbanin rrjetën e patundur deri në minutën e 96-të.
Ndeshja përfundoi 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga mesfushori nga Tuzi.
Mali i Zi gjendet në Grupin L dhe ka gjashtë pikë në vendin e dytë, baras me Republikën Çeke pas dy ndeshjeve.
Ekipet tjera të grupit, Ishujt Faroe e Gjibraltari, janë ende pa pikë. Njëjtë është edhe Kroacia, por kjo e fundit s’ka zhvilluar ende asnjë lojë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.