Pas tre vjetësh te Ferizaj, sulmuesi Edon Sadriu i është kthyer Llapit.
“Klubi futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit të krahut, Edon Sadriu, i cili ka nënshkruar kontratë për edicionin 2025/26”, thuhet në njoftimin e Llapit në Facebook.
“28-vjeçari rikthehet në ‘Zahir Pajaziti’ pas tri sezoneve të suksesshme me FC Ferizaj, ku ishte kapiten dhe njëri ndër futbollistët me paraqitjet më të mira në skuadër”.
“Me përvojën dhe cilësitë e tij, Sadriu pritet t’i japë më shumë cilësi repartit ofensiv të bardhekaltërve, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri”.
“Pas zyrtarizimit, ‘Doni’ ka pozuar me fanellën e klubit tonë dhe është gati të japë gjithçka për ngjyrat bardhekaltër”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.