Basketbollisti shqiptar, Edon Maxhuni është transferuar në Gjermani, te skuadra “Crailsheim Merlins”.
Maxhuni në stinorin e kaluar ka luajtur te ekipi holandez, Heroes Den Bosch, ku arriti të fitojë titullin e kampionit, duke shkëlqyer me mesatare prej 13.8 pikëve, pesë asiste dhe 2.3 kërcime për ndeshje, transmeton Klankosova.tv.
“Edoni do të na jap mundësi shtesë në pozicionin e rindërtimit të ekipit. Jemi të kënaqur që angazhimi ynë për ta pasur në ekip, funksioni aq shpejtë. Jemi të lumtur që Edoni është me ne”, ka thënë drejtori Sportiv i Ekipit, ingo Enskat,
Ndryshe, Edoni shkëlqeu edhe në Eurobasketin, me Finlandën, duke arritur deri në çerekfinale.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.