Sot në Riga të Letonisë starton faza e 1/16 së finales në EuroBasket 2025, ku skuadrat më të mira të kontinentit luftojnë për një vend në çerekfinale.
Nga ora 11:00 ka filluar dueli në mes të Turqisë ku luajnë Kenan Spahiu e Erxhan Osmani dhe Suedisë ku po zhvillohet ndeshje e ngushtë, transmeton Klankosova.tv.
Në fokusin e ditës së sotme është dueli i Finlandës së Edon Maxhunit kundër Serbisë që starton nga ora 20:45.
Dy duelet tjera do të jenë Gjermania-Portugalia si dhe Lituania-Letonia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.