Lajmet e fundit

“Dua t’i kërkoj falje të sinqertë familjes, kam qenë nën ndikimin e barnave, nuk kam qenë vetvetja. Ju kërkoj falje juve dhe krejtve këtu, si dhe fëmijëve”, tha Lajçi.
Rasti i tij po trajtohet në Gjykatën Supreme, pasi më parë është dënuar në shkallë të parë dhe të dytë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë. Më herët, vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati foli para Gjykatës Supreme në seancën ndaj Edmond Lajçit, i dënuar në shkallë të parë dhe të dytë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij. Gjatë seancës, vëllai i Ukellës shprehu dhimbjen e vazhdueshme pas humbjes së motrës, duke kërkuar burgim të përjetëshëm për Edmond Lajçin. /Klankosova.tv https://klankosova.tv/cdo-dite-perballemi-me-humbjen-e-gjyljetes-vellai-i-saj-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-edmond-lajcin1/