KB Prishtina ka mbajtur sot një konferencë për media, ku lojtari Edmon Azemi, është pensionuar edhe zyrtarisht si basketbollist aktiv.
Azemi i emocionuar e në mes lotësh falënderoi për besimin, Plisat dhe tërë bordin e kryesinë e Klubin për përkrahjen që iu dha.
Ai u zotua se do të punojë maksimalisht që Prishtinën t’a mbajë në nivel evropian.
37 vjeçari tani tek KB Prishtina do ta ketë pozitën e drejtorit.
Për karrierën e lavdishme të Edo Azemit folën edhe dy nënkryetarët e Klubit, Ferit Zekolli e Shkumbin Jakupi.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.