PrIVocalFest sonte hap edicionin e saj të 8-të me koncertin recital “Në Zemër të Operës”, ngjarje kjo që mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30, ku do të mirëpresë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë mbrëmje do të performojnë tenori Granit Musliu dhe pianisti britanik Michael Pandya, së bashku me mysafiren e koncertit, sopranon Mirlinda Koci.
Më 20 tetor, skena e festivalit do të mirëpresë InterBalkanChoir, nën dirigjimin e Mary Konstantinidou dhe Hajrullah Syla.
Ky koncert bashkon artistë nga vende të ndryshme të Ballkanit, për një performancë unike dhe frymëzuese, që pasqyron fuqinë e artit për të krijuar ura mes kulturave.
Nata e tretë dhe e katërt sjellin për herë të parë në Prishtinë, opera-tango “Maria de Buenos Aires” e kompozitorit Astor Piazzolla. Në këtë mbrëmje paraqitet Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës nën dirigjimin e Kushtrim Gashit dhe solistët: Flaka Goranci (María), Rizah Jahaj (El Payador), Alban Goranci (El Duende), me koreograf Raul De Marr dhe piano Artemida Qarri. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.