Lajmet e fundit

Sonte hapim edicionin e 17-të të festivalit. Programi këtë vit do të përfshijë filma të shkurtër dhe të gjatë të animuar, ndërsa gjatë ditës do të ketë edhe shumë aktivitete e punëtori për grupmosha të ndryshme”, ka thënë Sanaja.Përveç filmave, festivali do të ofrojë punëtori për fëmijë dhe të rinj, ku pjesëmarrësit do të mësojnë për krijimin e filmave të animuar, përpunimin e zërit, shkrimin dhe realizimin e projekteve filmike. Gjithashtu do të ketë prezantime nga animatorë dhe studentë që do të prezantojnë punët e tyre. Aktivitetet e “Anibar”-it do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, nga ora 10:00 deri në përfundim të programit të mbrëmjes. Sanaja ka treguar se mbajtja e festivalit për 17 vite nuk ka qenë e lehtë, por mbështetja e komunitetit dhe qytetarëve të Pejës ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndihmuar në vazhdimësinë e tij. Për më shumë shikoni videon më poshtë: