Sot nis edicioni 2025/2026 i Superligës së Kosovës në futboll.
Secila sekondë e këtyre ndeshjeve interesante, do të transmetohet ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive Artnotion.
Sivjet parashihet edhe një risi sa i përket zhvillimit të ndeshjeve.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën kohë, pra të dielave.
Mbrojtjen e titullit, kampionia Drita, e nis si mysafire e Ferizajt.
Kjo lojë pritet të nis nga ora 16:30, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu do të ketë edhe ndeshje tjera mjaft të forta, sikur ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit si dhe ajo mes të Drenicës dhe Llapit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.