Ministria e Kulturës, ka themeluar çmimet për trashëgimi kulturore, dhe nëpërmjet tyre, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Laureat të sivjetshëm, sipas vlerësimit të jurisë, janë: Edi Shkuriu, të cilës i ndahet Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore "Dea Dardanicae"; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore "Shtjefën Gjeçovi" i ndahet Prof. Jean-Luc Lamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore "Zef Mirdita" i ndahet Jusuf Buxhovit; Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “ Muhamed Shukriu “ i ndahet Arton Hoxhës.
Ministri Kujtim Shala, u shpreh se dhënia e çmimeve në fjalë, përpos që është vlerësim dhe mirënjohje, është edhe një nxitje dhe kujdes për ekspertët të cilët merren me trashëgimi kulturore.
Çmimi për Veprimtari Jetësore “Dea Dardanicae” shpërblehet me pesë mijë euro (5000 €), ndërsa çmimet tjera vjetore “Shtjefën Gjeçovi”; “Zef Mirdita” dhe “Muhamed Shukriu” shpërblehet me nga 2500 euro.
Këto çmime janë ndarë bazuar në Rregulloren për Dhënien e Çmimeve në Trashëgimi Kulturore
Juria profesionale ka qenë në përbërje të: Ukë Xhema, etnolog; Arben Hajdari, arkeolog; Florina Jerliu, arkitekte; Muhamet Mala, historian; dhe Lajde Kolgjeraj, kryetare e Ansamblit Etnokulturor “Katarina Josipi”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.