Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar sot në Shkup, ku është takuar me homologun maqedonas Dimitar Koveçevski.
Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast ndër të tjera, Rama ka thënë se Procesi i Berlinit nuk ka ngecur nga iniciatorët e Ballkanit të Hapur, raporton Klan Kosova.
“Nuk është faji im nëse doni ta shikoni si jetë a vdekje. Ballkani i Hapur është një nga 72 nismat, pse kishte nisur?, për shkak se Procesi i Berlinit kishte ngecur. Çfarë solli?, solli shumë të mira. Në ditët e ardhme ne do ta përfundojmë edhe atë ‘one stop’ në doganën e Qafthanës që prapë është produkt i Ballkanit të Hapur. Ka një ekspozitë së shpejti në Paris që është produkt i kësaj iniciative. Panairi i verërave është i themeluar që do të vazhdojë patjetër”, ka thënë Rama.
Ai ka përsëritur se tani është koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të zhyten me mendje dhe me zëmër në Procesin e Berlinit për ta kthyer ata në proces funksional.
“Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur, ngeci nga ata, ‘jo s’vi këtu, jo s’vi atje, nuk firmos këtu’”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është në një moment të një kapërcimi të një faze tjetër marrëdhëniesh me Bashkimin Evropian.
https://klankosova.tv/rama-per-takimin-me-kurtin-shpresoj-qe-se-ka-harruar-kanunin-dera-i-hapet-edhe-hasmit/
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.