Lajmet e fundit

Në një ditë të rëndë për futbollin portugez dhe më gjerë, shokët e Kombëtares së Portugalisë iu bashkuan familjes dhe miqve për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jota-s dhe vëllait të tij, të cilët humbën jetën në rrethana tragjike.
Mes të pranishmëve që nderuan kujtimin e sulmuesit ishin edhe yjet e përfaqësueses portugeze, përfshirë Bruno Fernandes, i cili u pa thellësisht i prekur dhe me lot në sy gjatë ceremonisë.
Aty ishin edhe Diogo Dalot, Ruben Neves dhe Ruben Dias, që udhëtuan për të qenë pranë familjes së Jota-s dhe për të treguar respektin dhe dashurinë ndaj bashkëlojtarit të tyre.