Regjisori i famshëm britanik, Ridley Scott, i ka quajtur filmat me superheronj të bajatshëm, por duke u shprehur me profanitet.
Këto vitet e fundit një numër regjisorësh prestigjiozë kanë dalë kundër suksesit të filmave të Marvelit, mes tyre edhe Martin Scorsese e Denis Villeneuve.
"Filmat më të mirë udhëhiqen nga personazhet, dhe më lini të dal te superheronjtë pas kësaj nëse doni, sepse i shkatërroj. I *** shkatërroj. Janë të bajatshëm sa s'ka", ka thënë Scott duke përdorur fjalë të cenzurueshme në anglisht.
"Skenaret e tyre nuk janë fare të mira. Mendoj që i kam bërë tre filma të mrekullueshëm me superheronj. Njëri do të ishte "Alienët" me Sigourney Weaver. Tjetri do të ishte Gladiatori, dhe tjetri do të ishte Harrison Fordi [Blade Runner]. Ata janë filma me superheronj".
"Pse filmat me superheronj nuk kanë tregime më të mira. Më falni. Dola pak prej binarëve ama ju lutem!"
https://www.youtube.com/watch?v=jgxU5GUMGnM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.