Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, priti sot në takim udhëheqësit e gjashtë federatave sportive.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai, njofton Klan Kosova.
“Përgëzime dhe suksese për të gjitha federatat në veprimtarinë e tyre”, ka uruar Osmani.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.