Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne të shtunën dënoi ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe përsëriti solidaritetin dhe "angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit".
Ndërkohë, Holanda tha se situata në Lindjen e Mesme është "shumë shqetësuese" pasi Irani filloi sulmin.
Kryeministri holandez Mark Rutte tha në X se më herët të shtunën, Holanda dhe "vendet e tjera i thanë Iranit me zë të lartë dhe të qartë që të përmbahej nga sulmi ndaj Izraelit", raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.