Dy net më parë Interi e mposhti Bayer Munichun në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 1:2.
Por, një gjë interesante që u ka rënë në sy fansave zikaltër ishte minuta 87.28, ku u shënua goli i fitores nga Frattesi.
Klankosova.tv raportoi për historinë që u përsërit, pasi 14 vjet më parë, Goran Pandevi realizoi gol në po të njëjtin minutë e pot ë njëjtin sekondë kundër Bayernit në “Allianz Arena”.
Pas Klan Kosovës, për të njëjtën gjë sot gjatë ditës ka raportuar edhe faqja zyrtare e Uefa Champions League.
Më 16 prill, Interi do të jetë nikoqir i ndeshjes kthyese ndaj Bayernit, ku me një barazim do të kalonte në gjysmëfinale të këtij sezoni të Champions League.
https://klankosova.tv/interi-e-mposhti-bayernin-ne-te-njejtin-minute-me-2011-dhe-2025-video/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.