Basketbollisti i Trepçës, Darnell Edge ka folur pak para finales së madhe, që zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Mitrovicë.
Ai tha se ka qenë një vit që janë përgatitur fort deri në këtë rezultat, shkruan Klankosova.tv.
Edge thotë se janë gati të ndeshen.
“Ne e presim finalen e madhe, ka qenë shumë konkurruese, ndeshjet 2:2. Presim shumë mbështetje këtu, për këtë kemi punuar fort gjatë gjithë vitit. Jemi gati të ndeshemi”, tha Edge.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.