Aktori i njohur, Eddie Redmayne, ka thënë se luajtja e një personazhi transgjinor në filmin e vitit 2015 “The Danish Girl” ishte një gabim.
Ylli britanik u nominua për një Oscar për rolin e tij si Lile Elbe, një nga njerëzit e parë në botë që iu nënshtrua një operacioni për ndryshim gjinie.
Filmi u vlerësua nga disa në atë kohë, por të tjerë menduan se një aktor trans duhet të kishte marrë këtë rol.
"Jo, nuk do ta merrja tani. E bëra atë film me qëllimet më të mira, por mendoj se ishte një gabim”, ka thënë ai.
“The Danish Girl” u publikua disa muaj pasi Redmayne fitoi Oscarin për aktorin më të mirë për rolin e profesorit Stephen Haking në “Theory of Everything”.
Por Redmayne shtoi se çdo aktor duhet të jetë në gjendje të luajë çdo lloj roli nëse e luan me një ndjenjë integriteti dhe përgjegjësie.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.