Muzikanti Ed Sheeran është shfaqur dukshëm i frustruar në gjykatë të hënën derisa vazhdoi dëshminë e tij në javën e dytë rreth asaj se nëse kënga e tij "Thinking Out Loud" kopjon këngën klasike të Marvin Gaye "Let's Get It On".
Sheeran tha se ai i konsideron akuzat në këtë rast "me të vërtetë fyese". Në një moment, muzikanti tha: "Nuk do të betohem", shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Ai kundërshtoi gjithashtu dëshminë e Alexander Steëart. Sheeran pretendon se Steëart ndryshoi elemente nga "Thinking Out Loud" në analizën e tij në mënyrë që ta dëshmonte mendimin e tij.
Stewart kishte pohuar gjatë gjyqit javën e kaluar se akordet që Sheeran luajti në 24 sekondat e para të këngës së tij ishin "praktikisht identike" me "Let's Get It On".
Sheeran tha se akordet në "Thinking Out Loud" janë një "progresion i zakonshëm" dhe se akorde të ngjashme përdoren në disa këngë.
Për ta demonstruar këtë, ai luajti akordet e "Thinking Out Loud" ndërsa këndoi shumë këngë të ndryshme nga artistë të tjerë, duke përfshirë "Tupelo Honey" dhe "Crazy Love". Ai dëshmoi se nuk i ka kopjuar ato këngë kur ka shkruar "Thinking Out Loud".
Sheeran akuzohet për kopjimin e "Let's Get It On" nga trashëgimtarët e Ed Toënsend, i cili shkroi hitin e vitit 1973 me Gaye.
Kur u pyet në tribunë të hënën se çfarë do të bënte nëse paditësit fitonin çështjen dhe zotëronin përparimin e akordit, Sheeran tha: "Nëse kjo ndodh, unë kam mbaruar".
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.