Një grua e ka ngulfatur të dashurin e saj në veturën e tyre, për shkak se ajo ishte kurioze të tij se cila është ndjesia që e ke, pasi të kesh vrarë dikë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Lindsay Haugene cila është 32 vjeçare i ka thënë policisë se pas vrasjes së të dashurit të saj, 25 vjeçarit Robert Mast, se edhe vetë ai kishte dëshirë të vdiste.
Ata po udhëtonin nga Olimpya në North Dakota në Amerikë, kur kishin ndaluar në Montana ku edhe është kryer vrasja.
Ajo ka thënë se ata kishin shkuar në ulësen e pasme të veturës, dhe ajo i ka vendosur duart rreth qafës së tij dhe ia ka mbajtur hundën e gojën të mbyllur deri në vdekje.
Përveç kësaj, Lindsay ka thënë se që të dy ishin të dehur.
Lindsay ka përvojë ushtarake 10 vjeçare dhe ka thënë se kishte provuar që t’i ndihmonte të dashurit të saj por pa sukses.
Vrasësja është dënuar me 65 vjet burgim.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.