Entela Komnino, e njohur si gazetare në televizionin publik shqiptar, doktore në Letërsi, është autorja e librit më të fundit për Fan Nolin me titullin ‘E vërteta për Nolin’.
Libri i promovuar së pari në Ministrinë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, e më pas edhe në Universitetin e Tetovës, do të jetë në duart e lexuesve të Kosovës që nga dita e premte kur në Prishtinë do të bëhet paraqitja e tij.
Promovimi i ‘E vërteta për Nolin’ në Kosovë bëhet nga Instituti i Historisë "Ali Hadri" në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 16 shkurt, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.