Gruaja e komedianit të ndjerë amerikan, Richard Pryror, duket se ka mbështetur pohimet e Quincy Jones që kishte thënë së fundi se Pryor kishte bërë seks me Marlon Brandon.
Jones i kishte dhënë këto komente për Vulture, mes shumë pohimesh të tjera që ngjallën diskutime.
“Brando vinte me ne të kërcenim cha-cha. Ai mund të vallëzonte shumë mirë. Ishte djalli më sharmant të cilin do të mund ta njihnit”.
“Ai mund të shkër*** gjithçka”, shtoi Jones. “Gjithçka! Do ta shkër*** edhe një kuti postare. James Baldwin-in. Richard Pryor-in. Marvin Gaye-n...nuk ia ndjente”, kishte thënë Jones.
Në anën tjetër, TMZ tani raporton që e veja e Pryor, Jennifer, i ka “konfirmuar” pohimet e Jones për burrin e saj.
“Ishin të 70-tat! Drogat ishin ende të mira, veçanërisht quaaludes”, raportohet të ketë thënë ajo.
“Nëse merrje kokainë, do e shkër*** edhe një radiator dhe t’i dërgoje lule në mëngjes”.
Sipas së vejës së Pryor, komediani i ndjerë ishte i hapur në qarqet private për biseksualitetin e tij, dhe i dokumentonte aktivitetet e tij seksuale në ditarët e tij, e që ajo shpreson që t’i publikojë më vonë gjatë këtij viti.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.