Finalja e Kupës së Botës për klube i takoi Chelseat, që e deklasoi fituesin se Champions Leagues, Paris Saint Germain, me rezultat 3:0.
Pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një skenë jo e mirë mes trajnerit të PSG-së Luis Enrique dhe futbollistit të "Bluve të Londrës", Joao Pedro.
Nuk dihet saktë se cila ka qenë arsye, por se strategu spanjoll iu vërsul lojtarit kundërshtar.
Siç raportohet Enrique kishte tentuar ta kapte për fyti portugezin.
Ky i fundit ra përtoke menjëherë.
Situata u përshkallëzua për një moment, por reagimi i menjëhershëm i lojtarëve dhe stafit të të dyja skuadrave ndihmoi në qetësimin e tensioneve.
Luis Enrique u largua nga skena e incidentit, ndërsa Joao Pedro mori ndihmën e parë në fushë.
https://www.youtube.com/watch?v=lT_IB1peboo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.