Boksieri britanik Anthony Joshua do të synojë që të bëhet edhe njëherë kampion në peshat e rënda, në përballjen ndaj Daniel Dubois në Wembley të shtunën mbrëma.
Pasi e humbi këtë status nga Andy Ruiz në vitin 2019 dhe më pas nga Oleksandër Usyk, dy vjet më vonë, ai ka mundësi që të pretendojë edhe një herë titullin e botës në IBF.
Rikthimi i Joshuas që nga humbjet ndaj Usyk ka qenë i magjishëm e mbresëlënës, duke filluar me fitoret ndaj Jermaine Franklin dhe Robert Helenius, përpara se t’i çmontonte pastaj Otto Wallin dhe Francis Ngannou.
34-vjeçari përballet me një bashkëkombës britanik për herë të parë që nga mposhtja e Dillian Whyte në 2015, raporton Klankosova.tv.
Atmosfera pritet të jetë e nxehtë, pasi do të jetë gati 96 mijë persona të pranishëm.
Dubois u bë kampion bote në qershor kur Usyk liroi një nga rripat që mbrojti me sukses kundër Tyson Fury në maj për t'u bërë kampion i padiskutueshëm.
Me IBF që kërkon që ai të përballet me kundërshtarin e tij të detyrueshëm dhe jo një revansh me Furyn, ukrainasi vendosi të heqë dorë nga rripi si një "dhuratë" për dy luftëtarët britanikë.
27-vjeçari tani bën mbrojtjen e parë të atij rripi kundër Joshuas, me fituesin në radhë për t'u përballur me Usyk ose Fury vitin e ardhshëm për të gjitha rripat e peshave të rënda.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.