Atletico Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e Giacomo Raspadorit nga Napoli, për një shumë që shkon deri në 26 milionë euro.
Sulmuesi italian pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll.
Ky është përforcimi i dytë italian i Atleticos pas Matteo Ruggerit në korrik.
Më herët ishte bërë i ditur interesimi i gjigantit madrilen për ish-lojtarin e Sassuolos, ndërkaq gjërat tanimë duket se janë konkretizuar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.