Dita e sotme shënon një prej momenteve më kritike të sezonit futbollistik, me kampionatet që po i afrohen fundit të një sezoni spektakolar.
Nga stadiumet e Kosovës e deri te arenat prestigjioze evropiane, kanalet Sport të platformës Artmotion do të jenë fokus i spektaklit.
Nga futbolli vendor, vëmendja e të gjithëve do të jetë në Gjilan, ku në orën 16:00, Drita pret Ballkanin në atë që konsiderohet "finalja" e kampionatit.
Po në orën 16:00, Drenica ndeshet me Gjilanin. Ndonëse në mes të tabelës, lufta për prestigj dhe përmirësim të pozitave (Gjilani i 5-ti, Drenica e 7-ta) garanton një lojë të hapur. Ndërkohë, në Ligën e Parë, sfida mes Trepçës '89 dhe Dinamos.
Pasdite, vëmendja zhvendoset në stadiumet evropiane. Në Itali, Lazio pret Interin (18:00) në një duel klasik të Serie A, ku zikaltrit kërkojnë të blindojnë edhe më shumë pozitën e par, përderisa Juventus udhëton drejt Lecces (20:45) për të marrë pikët e radhës në një terren tradicionalisht të vështirë.
Në Spanjë, Atletico Madrid pret Celta Vigon (18:30) në një përpjekje për të qëndruar në zonën Champions, ndërsa mbrëmja mbyllet me duelin mes Real Sociedad dhe Real Betis (21:00), dy skuadra që luftojnë kokë më kokë për daljen në Evropë.
Ky është orari i plotë i ngarjeve sportive që transmetohen në kanalet Sport të Artmotion:
15:00 Serie A: Cagliari – Udinese SPORT 5
16:00 Superliga: Drita – Ballkani SPORT 1
16:00 Superliga: Drenica – Gjilani SPORT 2
16:00 Liga e Parë: Trepça 89 – Dinamo SPORT 3
16:15 La Liga: Sevilla – Espanyol SPORT 6
18:00 Serie A: Lazio – Inter SPORT 2
18:30 La Liga: Atletico Madrid – Celta Vigo SPORT 3
19:00 Superliga Turke: Galatasaray – Antalyaspor SPORT 4
19:00 Superliga Turke: Besiktas – Trabzonspor SPORT 5
19:00 Superliga Turke: Konyaspor – Fenerbahce SPORT 6
20:45 Serie A: Lecce – Juventus SPORT 1
21:00 La Liga: Real Sociedad – Real Betis SPORT 2
21:00 NBA: Cleveland – Detroit SPORT 4
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.