E shtuna sjell një program të pasur sportiv, me ndeshje interesante nga futbolli vendor e ai evropian si dhe mbrëmja shqiptare e boksit, një tjetër ekskluzivitet i ditës së sotme.
Në Albi Mall Superligë, spikat dueli mes Llapit dhe Prishtinës, që transmetohet në S1, ndërsa sfida Ferizaj – Prishtina e Re transmetohet në S2.
Vëmendje e veçantë në ora 18:00 te përballja kualifikuese për Botëror, Kosova - Bullgaria (vashat) qe vjen direkt në S3.
Nga futbolli evropian, në Serie A ndeshja Napoli - Lazio transmetohet në S1, ndërsa AS Roma – Atalanta në S1.
Në Ligue 1, përballja Lorient - Marseille transmetohet në S2, ndërsa Lille - Nice në S3.
Në basketboll, ndeshja e tretë çerekfinale mes Golden Eagle Ylli dhe KB Peja transmetohet në S2.
Mbrëmja mbyllet me mbrëmjen e boksit që ku do te zhvillohen disa duele të shqiptarëve ndërsa vëmendja kryesore do të jetë tek përballja e vlefshme në WBO Jakaj – Moscviciov që transmetohet në S4.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.