Para pushimit të kombëtareve, skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll duhet të luajnë edhe ndeshjet e javës së 26-të para se të shkojnë në një pushim të merituar.
Dy do të jenë përballjet që do të vijnë në platformën e pasur të Artmotion këtë të shtunë.
13:00 DRITA - DRENICA ART SPORT 1
Drita lidere pret në shtëpi Drenicën e cila po synon ta arrijë mbijetesën. Kjo ndeshje interesante dhe e rëndësishme nga Superliga luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Deri në këtë moment, gjilanasit janë në pozitën e parë në tabelën e elitës së futbollit kosovar me 54 pikë të grumbulluara nga 25 duele, apo thënë ndryshe me mesatare mbi 2 pikë për ndeshje.
Nga ana tjetër, Drenica janë në pozitën më të vështirë të viteve të fundit dhe me vetëm 26 pikë të grumbulluara deri në këtë fazë rrezikojnë seriozisht rënien nga liga.
Favorit të padiskutueshëm për këtë duel llogariten "Intelektualët" të cilët kanë vetëm fitore dhe barazime ndaj Dritës qysh prej vitit të largët 2016-të.
13:00 BESA - FERONIKELI ART SPORT 2
Pasi mposhtën Prishtinën në kuadër të ligës, Feronikeli do të synojë të vazhdojë me triumfe edhe në duelin e lehtë në letër kundër Besës së Pejës.
Kjo ndeshje luhet në "Tahir Vokshi" të Brestovikut të shtunën me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2.
Besa veçse i ka të shuara gjasat për mbetje në elitë, kjo pasi ata pas 25 ndeshjeve të luajtura kanë arritur të arkëtojnë vetëm shtatë pikë, teksa janë plot 20 pikë prapa pozitës që të mban në Superligë.
Nga ana tjetër, Feronikeli me një fitore eventuale do të stabilizohej në mesin e tabelës dhe do ishte shumë më e qetë në vazhdimin e kampionatit.
Feronikeli fitoi 3-0 duelin e fundit mes këtyre dy klubeve, teksa në ndeshjen e parë mes tyre këtë edicion rezultati ishte i barabartë 1-1.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.