Transmetimet e NBA në platformën Artmotion për këtë javë vazhdojnë edhe me duelin që përball Toronto Raptors dhe Denver Nuggets, duel ky që luhet të premtën me fillim nga ora 03:00 e mëngjesit teksa transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Rëndësia e kësaj ndeshje është mjaftë e madhe, sidomos vlen kjo për skuadrën nga Kanadaja, Toronton. Ata kanë nevojë urgjente për fitore, pasi janë aktualisht shumë larg nga pozitat e playoff duke mbajtur kështu pozitën e 12-të në lindje kur kanë ngelur vetëm edhe 11 sfida drejt fundit të sezonit të rregullt. Nga ana tjetër Denveri janë në pozicion stabil duke qëndruar si të katërtit në perëndim me 40 fitore dhe 21 humbje në 61 duele të luajtura.
Kjo do të jetë vetëm ndeshja e 50-të në histori mes këtyre dy skuadrave, me 29 triumfe që deri më tani i kanë arritur skuadra që këtë herë do të jetë vendase, Denveri kurse Toronto ka vetëem 20 suksese.
Toronto, 5-shja e mundshme startuese:
Lowry, VanVleet, Anunoby, Siakam, Birch
Denver, 5-shja e mundshme startuese:
Campazo, Morris, Porter Jr, Gordon, Jokiç
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.