Volejbollisti i njohur kosovar, Adriatik Berisha, është transferuar në kampionatin elitar të Mongolisë, te skuadra Darkhan Moguls.
Berisha shkon atje pas një suksesi të jashtëzakonshëm në volejbollin kosovar.
“Klubi mongol Darkhan Moguls e prezantoi Berishën si një nga përforcimet më të rëndësishme për sezonin e ri, duke theksuar përvojën dhe fuqinë e tij në bllok dhe sulm”, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
“Ky transferim shënon një tjetër hap të rëndësishëm për volejbollin kosovar, duke dëshmuar se talentet tona po gjejnë hapësirë për të shkëlqyer edhe në tregjet ndërkombëtare”.
Berisha është dy herë kampion i Superligës së Kosovës, dhe dy herë fitues i çmimit MVP në finalet e Kupës së Kosovës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.