Shtatë qen të racës pit-bull, kishin dalë për një shëtitje të zakonshme në qytetin Victoria në Kanada. Ata thjesht po e shikonin punën e tyre.
Mirëpo as që e prisnin se rrugën do t’ua priste një mace me emrin Baby.
Kyla Grover, ka thënë se qentë po ecnin nëpër rrugë dhe që të gjithë i sulmoi një mace. S’duhet ta harrojmë faktin se raca pit bull, njihet si racë trime, e fuqishme dhe arrogante me krijesat e tjera.
Macja i sulmoi qentë, u shkaktoi aq shumë lëndime, sa atyre iu desh të merrnin trajtim mjekësor te veterinari.
“Veterinari në spital fillimisht mendoi se qentë i kishte sulmuar ndonjë rakun. Njëri nga qentë, me emrin Belinda, është nën trajtimin e antibiotikëve”, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa pronari i maces, ka thënë se ajo u hodh në sulm ngase u frikësua nga ta.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.