Milwaukee Bucks po fitonte me shtatë pikë epërsi ndaj Indiana Pacers në ndeshjen e pestë të serisë së tyre në Plejofin e NBA-së.
Shikuesit vendës kishin rënë në heshtje dhe dukeshin të dorëzuar, pasi që në monitor shfaqeshin 40 sekonda dhe shtatë pikë disavantazh.
Mirëpo, fati pati plane të tjera. Pikërisht lojtari Gary Trent Jr. që kishte qenë më i miri te Bucks, humbi dy herë topin në të cilat raste Pacers lëre të shkrinë epërsinë por edhe fituan falë dypikëshit të fitores nga ylli i tyre, Tyrese Haliburton.
Me këtë disfatë Bucks u eliminuan nga garat pasi Pacers rrëmbyen serinë, 4:1.
https://www.youtube.com/watch?v=azAYxhTAyDI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.