Një grua 79 vjeçare nga Alabama, është akuzuar që ka ndihmuar djalin e saj në vrasjen dhe më pas copëtimin e trupit të burrit të saj.
Sipas akuzës, Carolyn Hood ka ndihmuar djalin e saj që në nëntor të vitit 2014 ta masakrojë burrin e saj 87 vjeçar, Kenneth Bryan Hood.
E moshuara e cila është invalide është arrestuar në shtëpinë e saj, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët e policisë besojnë se viktima është vrarë me 6 nëntor të vitit 2014 në shtëpinë e tij ku jetonte me gruan dhe djalin e saj, 57vjeçarin William Minton.
Minton kishte thënë në gjykatë vitin e kaluar se e kishte vrarë njerkun e saj pas një debati që kishin. Më vonë ai kishte thënë se e ka hedhur trupin e tij në garazh për ta copëtuar trupin e tij me një sharrë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.