Dita sotme do të jetë e jashtëzakonshme me transmetime sportive në kanalet Sport të platformës Artmotion.
Në orën 13:00, në Albi Mall Superligën e Kosovës, zhvillohen tri ndeshje interesante: Llapi – Prishtina (S1), Drenica – Drita (S2) dhe Ferizaj – Prishtina e Re (S3).
Në Serie A, në orën 18:30, luhen dy duele të forta, Juventus – Udinese (S1) dhe AS Roma – Parma (S2), ndërsa në orën 20:45 vazhdojnë sfidat Inter – Fiorentina (S1) dhe Como – Verona (S2).
Në Kupën e Gjermanisë, në orën 18:00, përballen Paderborn – Bayer Leverkusen (S6), ndërsa në 20:45 luhet ndeshja më e pritur Köln – Bayern München (S6). Në Ligue 1 të Francës, në orën 21:05, takohen Paris FC – Lyon (S4).
Basketbolli sjell po ashtu emocione me garat e FIBA Europe Cup, ku në orën 18:30 zhvillohet Trepça – Anwil (S3), në orën 19:00 Bashkimi – JDA Dijon (S5) dhe Peja 03 – Levharti Chomutov (S4) në Eurocup Woman.
Mbrëmja sportive mbyllet me superndeshjen e Euroligës, Olympiacos – Monaco (20:15 | PRIME), që pritet të sjellë spektakël të vërtetë në parket.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.