Java e transmetimeve të NBA në Artmotion vazhdon me superndeshje nga konferenca lindore.
Në palestrën “Spectrum Center”, Charlotte Hornets me Miles Bridges e LaMelo Ball do t’i bëjnë konak Milëaukee Bucks që janë shumë më lartë në tabelë se skuadra nikoqire. Super ndeshja fillon në orën 01:00 të mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
01:00 MILWAUKEE BUCKS – CHARLOTTE HORNETS ART SPORT 1
Milwaukee Bucks që u mposhtën ndeshjen e kaluar nga Atlanta Hawks do të takohet me Charlotte Hornets në palestrën “Spectrum Center”, transmeton KlanKosova.tv.
Përkundër humbjes, “Drerët” e Milwaukees në ndeshjet e fundit kanë mposhtur dy herë Philadelphia 76ers dhe Phoenix Suns duke treguar formë të lartë në javët e fundit të sezonit të rregullt. Dhe tani djelmoshat e Mike Budenholzer do fillojnë një seri ndeshjesh të lehta në letër dhe do synojnë ta vazhdojnë momentin që po kalojnë për të hyrë sa më fuqishëm në fazën “Play Off”.
Nga ana tjetër, Charlotte Hornets presin kundërshtarët pas dy fitoreve rresht ndaj Clevelandit dhe Bostonit. Por pavarësisht suksesit të treguar në ditët e fundit, skuadra po vuan nga lëndimet e LaMelo Ball dhe Malik Monkut, që po cilësohen të jenë hendikep i madh për skuadrën. Terry Rozier dhe Devonte Graham u dalluan në fitoren e fundit ndaj Bostonit, dhe të njëjtën paraqitje shpresojnë ta shfaqin ndaj Milwaukee Bucks.
Këto dy ekipe kanë luajtur 117 herë mes vete në sezonin e rregullt dhe shtatë herë në fazën “Play –Off”. Deri më tani, 64 fitore i takojnë Milwaukee Bucks teksa Charlotte Hornets ka fituar 60 herë. Ndërsa në këtë sezon, dy skuadrat janë takuar dy herë ku në të dyja rastet kanë triumfuar simpatikët e Charlottes.
BUCKS, 5-shja e mundshme titullare:
Lopez, Antetokounmpo, Middleton, DiVicenzo, Holiday.
HORNETS, 5-shja e mundshme titullare:
P.J. Washington, Bridges, Martin, Rozier, Graham.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.