Nico Schlotterbeck ka zgjatur kontratën me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2031.
Ai sot hodhi nënshkrimin në letër pas disa muajsh negociata, ku parashihet që të bëhet ndër më të paguarit te Bletët.
Gjermani kërkohej nga top klubet evropiane, përfshirë nga Real Madridi dhe Liverpooli, sipas mediave ndërkombëtare.
Sidoqoftë, ai ka vendosur të qëndrojë në Westfallen ku luan që nga viti 2022.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.