Milan ka mbyllur me sukses një tjetër goditje në merkato.
Pas orësh të gjata negociatash me Sporting Lisbonën, është arritur marrëveshja për transferimin e talentit danez Conrad Harder, i lindur në vitin 2005 dhe i konsideruar një nga sulmuesit më premtues të brezit të tij.
Sipas mediave italiane, marrëveshja është mbyllur me shifra të rëndësishme: 24 milionë euro fikse plus 3 milionë bonuse të lidhura me objektiva sportive. Harder do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me pagë rreth 2 milionë euro në sezon.
Interesi për të nuk ka munguar, me klube si Rennes që kishin bërë hapa konkretë, por oferta e Milanit ka rezultuar vendimtare. Me këtë afrim, trajneri Massimiliano Allegri fiton një armë të re në sulm, pas dështimit për të sjellë në “San Siro” Victor Boniface.
Harder pritet të mbërrijë në Milano brenda orëve të ardhshme për vizitat mjekësore dhe firmën zyrtare. Optimismi është i madh, ndërsa tifozët rossonerë shpresojnë që ai të ndjekë gjurmët e yjeve të mëdhenj që kanë shkëlqyer me fanellën kuqezi./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.