Lajmet e fundit

Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella do të vazhdojnë qëndrimin në qytetin e modës, te Interi.
Lautaro dhe Inter tani kanë arritur ujdi verbale për çdo detaj të kontratës së re, duke përfshirë hapat përfundimtarë në strukturën e shtesave, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2029, Lautaro pritet ta nënshkruajë sapo të kthehet këtë verë.
Ndërkohë, Interi gjithashtu ka rënë dakord për çdo term me Nicolo Barella për marrëveshjen e re pesëvjeçare dhe pagën.
Tjetri që do të vazhdojë do të jetë trajnerit i Interit, Simone Inzaghi, pasi sot është ofruar një marrëveshje trevjeçare.