Liverpool po tregohet goxha aktiv në këtë afat kalimtar.
Sipas ekspertit të tranferimeve, Fabrizio Romano, "The Reds" tashmë i kanë siguruar shërbimet e Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurti.
Romano thotë se ylli francez pritet të kalojë në Anfield për 95 milionë euro plus bonuset.
Kontrata do të jetë gjashtëvjeçare deri në vitin 2031.
Ekitike, sezonin e kaluar kishte bërë 48 paraqitje me “Shqiponjat”, duke shënuar 22 gola dhe duke bërë 12 asistime, ku ndihmoi skuadrën të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.