Lajmet e fundit

Një belge dhe një franceze janë viktimat që kanë humbur jetën në një humnerë në Valbonë, derisa po e eksploronin vendin, ka konfirmuar Policia e Shtetit e Shqipërisë.
Burime të Klan Kosovës kanë marrë vesh se edhe një burrë është lënduar në këtë incident.
Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, derisa, për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e policisë që ndodhen në vendngjarje e patën të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera, po ashtu as helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shërbimet e policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkaq nga Kosova është nisur edhe një ekip prej 10 anëtarësh nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://klankosova.tv/dyshohet-per-te-vdekur-ne-valbone-sherbimi-i-kerkim-shpetimit-malor-i-kosoves-niset-per-asistim/