Mesfushori defanziv i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, do të mungojë në duelin e nesërm përballë Suedisë, pasi ka pësuar një lëndim.
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës, me anë të një njoftimi për media, përcjell Klan Kosova.
“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosovë - Suedi, zhvillohet të dielën nga ora 20:45, dhe është takim i vlefshëm për kualifikime të Kampionatit Botëror "Katar" 2022.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.