Futbollisti nga Liberia, Van Dave Harmon, është bërë lojtar i ri i skuadrës shqiptare, KF Laçi.
Lajmi është konfirmuar për klankosova.tv. nga menaxheri i futbollistit, Tahir Lushtaku.
“Kemi arritur marrëveshje që futbollisti liberian të transferohet drejt Shqipërisë, ku me kryetarin e Laçit, Pashk Vaska, tashmë është nënshkruar edhe kontrata”, ka thënë ai.
24 vjeçari, me skuadrën e re ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa do të udhëtojë drejt Shqipërisë pas disa ditëve deri në kompletimin e gjitha dokumentacioneve të nevojshme.
Harmon, së fundi ishte pjesë e Superligës së Kosovës në futboll, ku është paraqitur te skuadra e Feronikelit, ndërsa më parë barti edhe fanellën e Drenicës.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.