Anësori i Barcelonës, Lamine Yamal, pësoi një dëmtim në një ndeshje të La Ligës menjëherë pasi shënoi dhe u detyrua të largohej nga fusha.
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi ka pësuar një dëmtim në muskulin biceps femoris në kofshën e majtë.
Si rezultat, ylli do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.
“Lojtari do t’i nënshtrohet trajtimit konservativ. Lamine Yamal do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, por pritet të jetë i gatshëm në kohë për Kupën e Botës”, tha klubi në një deklaratë, transmteon Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.