Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova u diskutua për performancën e Shqipërisë në ndeshjen e së shtunës ndaj Serbisë.
“Nëse një shqiptar i Kosovës me ato emocionet që po thonë, dhe nëse e ka menduar Sylvinho ashtu për emocionet, nëse unë kisha qenë në atë lojë, me atë lojë e kisha përfundu karrierën, isha mundu me dhënë 100 % dhe me këtë e mbylla unë”, u shpreh Kajtazi.
Sa i përket organizimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, paneli i zgjedhur u pajtua se ishte shumë i mirë, transmeton Klankosova.tv.
U diskutua edhe penaltia e humbur nga Rey Manaj, e që Kajtazi sugjeroi që në vend të tij të ishte Kristian Asllani.
“Kristjan Asllani gjuan penaltitë në Inter, në momentet vendimtare të Interit”,u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=yWJmTdpSgr8
https://www.youtube.com/watch?v=J895pe0XJE0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.